Aksident në unazën e madhe të Tiranës

05.12.2016 15:35:53

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në unazën e madhe të Tiranës në segmentin nga Kopshti Zoologjik që shkon në Sauk.

Siç edhe shikohet në foto, një makinë tip Ford është përplasur me ndarësen e autostradës. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga hetimet e para dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e mjetit.