Aksident rrugor në Pakistan, 12 të vdekur

02.08.2016 14:41:44

Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi në qytetin pakistanez Haydarabad.

Deri te fatkeqësia erdhi kur u përplasen një autobus dhe një kamion në Haydarabad, rreth 150 kilometra nga Karachi.

Në vendngjarje humbën jetën 12 pasagjerë. Në vendin ku ndodhi aksidenti dolën pjesëtarët e forcave pakistaneze të sigurisë të cilët kryejnë hetime, raporton AA.