Aksident trafiku në Podujevë, vetura godet rëndë një këmbësore

10.01.2017 11:48:37
Gjatë mbrëmjes së kaluar në Podujevë, më saktësisht fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një këmbësore.

Sipas policisë, i dyshuari mashkull shqiptar, shtetar austriak, derisa ishte duke drejtuar veturën me targa të Austrisë, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën femër, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit i janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit, më pas ai është liruar.