Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Shkup

17.05.2020 23:29:43

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën rreth orës 21:45, në rrugën Prishtinë-Shkup, më konkretisht në fshatin Babush.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, duke thënë se ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

“Rreth orës 21:45 në rrugën Prishtinë- Shkup në Babush është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore”.

“Njësiti kompetent për menaxhim në autostradë ka dalë në lokacion për t’u marrë me rastin si dhe janë njoftuar edhe ekipet tjera të emergjencave për procedura të tjera”, ka thënë Hoxha.