Aksident tragjik / Shkon në 4 numri i viktimave të aksidentit në Fushë Krujë

18.03.2020 23:12:36

Pak minuta më parë ka gjetur vdekjen edhe personi që mbeti iplagosur në aksidentit tragjik të mbrëmjes së sotme në Borizan të Fushë Krujës. Ai fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua për ndihmë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Policia sqaroi se një mjet tip “Audi” i ka rënë nga pas një kamioni me targa kosovare, duke u shkatërruar plotësisht. Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimave, por policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë gjithë detajet e ngjarjes tragjike.

Paraprakisht thuhet se ata pjesëtarë të një familjeje, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Gjithashtu, Policia nuk ka bërë të ditur as identitetet e tyre.