Aksident: Vetura bie në humnerë, një person në gjendje të rëndë

23.07.2016 08:12:59

Një makinë me tre persona mësohet se ka rënë në humnerë, në rrugën drejt liqenit të Komanit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Vaut të Dejës, ku mësohet se një person është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa priten edhe informacione të tjera për 2 pasagjerët e tjerë në makinë.