Aksidente komunikacioni në autostradën Shkup – Tetovë – Gostivar, shkaktuar nga kafshët

23.09.2016 19:34:00

Kafshët vazhdojnë të jenë shkaktar të incidenteve në autostradën Tetovë – Gostivar. Vetëm në 24 orët e fundit janë shkaktuar dy aksidete.

Në rastin e parë, një vetur ”Ford”, me regjistrim të huaj, e ka goditur një qen dhe e ka mbytur, ndërkaq dëmi material vlerësohet në 30.000 denarë. Lëndime në njerëz nuk ka.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në autostradën Tetovë – Shkup, në afërsi të Zhelinës, kur vetura ”Audi”, me regjistrim të Maqedonisë, e ka goditur një dele dhe e ka mbytur. Lëndime në njerëz nuk ka, ndërkaq dëmi material është 20.000 denarë.