Aksidente të shumta në Rrugën e Kombit

03.12.2016 10:46:26

Ngrica ka shkaktuar disa aksidente, duke bërë që automjetet të rrëshqasin dhe të përplasen me trafik-ndarëset, në Rrugën e Kombit.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga JOQ, një kamion ka rrëshqitur për shkak të ngricës.

Kështu, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe kamioni është rrotulluar duke u përplasur me trafik-ndarësen. Fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale, ndërsa një tjetër raportues shkruan se ka hasur disa raste të tilla aksidentesh për shkak të ngricës.

ak

“Kamioni u rrotullua nga ngrica sa kalon Rrëshenin. Shkaku ngrica veçanërisht nëpër ura. Kemi kaluar më shumë se 5 raste të tilla. Automjetet janë përplasur me trafik-ndarësen, ndërsa dy të tjera kishin përfunduar në kanalin kullues. Pothuajse të gjitha urat janë të ngrira”, -shprehet një prej udhëtarëve.

ak3

al1