Makina në të cilën udhëtonin pesë personat që u përfshinë në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në Bërzhitë të Tiranës është shkatërruar plotësisht. Sikurse mund ta shihni përmes fotove, aksidenti ka qenë i tmerrshëm dhe makina është shkatërruar.
Këto janë fotot e rënda që vijnë nga aksidenti tragjik, që i mori jetën dy 17-vjeçareve, ndërsa 3 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 gjatë mesnatës së të dielës, në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.
Burime zyrtare thanë se drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet F.Sh., pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me një pemë pranë një muri rrethues të një ndërtese.
Nga ajo çfarë shihet, mjeti është shkatërruar totalisht. Ndërkohë, drejtuesi bashkë me dy pasagjerët e tjerë, shtetasit me inicialet O. M., 14 vjeç dhe L. M., 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.