Aksidenti i trenit të udhëtarëve në ShBA: Konfirmohet për 3 të vdekur, mbi 100 të lënduar

29.09.2016 17:27:20

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar në përplasjen e një treni të udhëtarëve sot brenda një stacioni në Hoboken, New Jersey të Shteteve të Bashkuara.

Një shef i policisë ka thënë për NBC se “ka shumë viktima”, transmeton Express.

Fotografi nga vendi i ngjarjes shfaqin shumë dëme në stacion.

Të kaptën një vagon i trenit duket brenda stacionit të trenit dhe pjesë të kulmit duket se janë shembur.

Ende nuk dihet shkaktari i aksidentit.