Aksidenti në Lezhë, vdesin dy gra me të njëjtin emër

23.09.2016 09:46:05

Shkon në dy numri i viktimave që humbin jetën pas aksidentit të pasdites së djeshme në kryqëzimin e Blinishtit.

Viktima është Fatmira Ndregjoni 61 vjeç. Ajo u nda nga jeta në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ku dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

61- vjeçarja ishte një nga pesë personat që mbetën të plagosur nga përplasja e dy automjeteve.

Më herët ndërroi jetë 54- vjeçarja me po të njëjtin emër, Fatmira Ndregjoni.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 në vendin e quajtur kryqëzimi i Blinishtit.

Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë dalje në mënyre të menjëhershme e automjetit në superstradë.