Aksidenti rrugor, humb jetën turisti çek

15.09.2016 21:21:50

Një shtetas çek ka mbetur i vdekur mbrëmjen e së enjtes, pas një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Peqin.

Viktima është identifikuar si Stanislav Pitrun, 69-vjeçari i datëlindjes 1 Mars 1947, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip “Mercedes Benz”, një minibus prej 21 vendesh me targa AA 862 LB, dhe ishte nisur nga Ohri për në Durrës.

Turistët kishin ndaluar në afërsi të Paprit për një pushim për nevoja personale, por në momentin që shtetasi çek ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës, është goditur nga një tjetër automjet Benz, me targa AA 771 JR, i cili drejtohej nga shtetasi Ardit Perisnaka, 23 vjeç nga Shalsi.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po punojnë për hetimin e rrethanave të aksidentit.