Aksidentohen trafikantët e drogës në Shkodër, ndiqeshin nga policia

14.01.2017 18:26:15

Tre persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në bazë të një operacioni antidrogë.

Blutë e qytetit verior sekuestruan 10 kg kanabis që dyshohet se do të trafikoheshin drejt Malit të Zi.

Trafikantët po udhëtonin me makinë dhe po ndiqeshin nga policia.

Ata u përfshinë në një aksident në aksin Shkodër – Hani i Hotit gjatë tentativës për t’iu shmangur arrestimit.