Aksidentohet autobusi, 13 persona të vdekur në ShBA

23.10.2016 22:19:31

Një autobus udhëtimesh është përplasur në Kaliforninë Jugore në ShBA, ku si pasojë kanë vdekur të paktën 13 persona, sipas NBC.

Përplasja ka ndodhur në zonën e quajtur Palm Springs, ku numri i plagosurve raportohet të ketë kaluar shifrën prej 31 personash, transmeton KosovaPress.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në autobus për më shumë viktima, duke shtuar se një numër i madh janë dërguar menjëherë në spitalet më të afërta të zonës.