Aksidentohet ish-kryetari i Ferizajt

29.01.2018 23:17:19

Rreth orës 20:30, ne dalje të fshatit Rahovicë te Ferizajt është aksidentuar ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Pos ish-kryetarit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur edhe një person të lënduar.

Zëdhënësi i policisë rajonale, togeri Agim Gashi, ka bërë të ditur se qytetarët që u lënduan në këtë aksident po trajtohen në emergjencën e Ferizajt, ndërkaq fatkeqësia ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së automjetit