Aksidentohet me makinë kryeministrja e Polonisë

11.02.2017 09:55:22

Kryeministrja e Polonisë Beata Shydlo ka përfunduar në spital pasi automjeti me të cilin ajo udhëtonte ka bërë aksident. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e kryeministrisë së Polonisë.

 

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në qytetin jugor të Krakou. Sipas mediave lokale, ajo ka pësuar hematoma në disa pjesë të trupit. Gjendja e saj paraqitet e mirë dhe ka shkuar në spital për teste mjekësore.

Ndërkohë, një tjetër anëtar i kabinetit të Kryeministrisë ka mbetur i plagosur në këmbë.