Aksidentohet për vdekje një grua në Tiranë

15.10.2016 21:21:58

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një 58-vjeçare ka mbetur e vdekur mbrëmjen e së shtunës pasi është përplasur për vdekje nga një makinë në zonën e Laprakës në kryeqytet, njofton Top Channel. Mësohet se këmbësorja që ka ndërruar jetë është shtetasja me inicialet A.B.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.