Aksidentoi për vdekje tre persona, doganieri i dehur në burg

04.07.2019 16:30:11

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 47-vjeçarin Olsi Belortaja, i cili aksidentoi për vdekje 3 persona mbrëmjen e 30 qershorit në rrugën Bilisht – Kapshticë.

Olsi Belortaja,agjenti doganor që shkaktoi aksindetin e rëndë me tre viktima në Bilisht, ka qënë i dehur dhe kjo është vërtetuar nga dy teste alkooli. Belorta pritet të dalë nesër përpara gjykatës së Korçës dhe prokurorit Julian Kristo, ku do përballet tre akuza të ngritura.

Drejtuesi i mjetit rezulton të kishte pirë alkool dhe gjatë testit nga policia ka rezultuar se ka qënë në masën e 0.85 mg/l dhe 0.82 m.

Në 30 qershor 2019, rreth orës 18:30, Olsi Belortaja, ishte duke qarkulluar me automjetin e tij të markës Benz me targë KO 775 0B në rrugën nacionale Kapshticë-Bilisht. Në një pjesë të kësaj rruge, konkretisht në kryqëzimin e saj me rrugën e fshatit Kapshticë ishin duke udhëtuar si këmbësorë Anjeza Gani, Valmira Çuko dhe Semi Çuko.

Në këtë vend, automjeti i drejtuar nga Olsi Belortaja ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorët Anjeza Gani dhe Valmira Çuko, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit dhe ka goditur fëmijën e mitur Semi Çuko,të cilin e ka plagosur rëndë por më pas ka ndëruar jetë në një spital në Tiranë.

Menjëherë pas aksidentit Olsi Belortaja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është kapur në afërsi të fshatit Zëmblak nga punonjësit e Policisë Gjyqësore.