Aksion ekologjik për pastrimin e bregut të lumit Vardar në Bashkinë e Shkupit

14.10.2016 21:01:36

Në Bashkinë e Shkupit është ndërmarrë një aksion ekologjik për pastrimin e bregut të lumit Vardar, me ç’rast janë pastruar rreth 3 kilometër vijë bregore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti është organizuar nga Biraria e Shkupit në bashkëpunim me ambasadën holandeze në vend dhe kompaninë Pakomak. Bërllogu i fortë i mbledhur, do të rizgjedhet për riciklim të mëtutjeshëm.

Organizatorët konsiderojnë se aktivitetet e këtilla janë shembull për përgjegjësi shoqërore individuale dhe korporative.