Aksion humanitar për mbledhjen e mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë

24.08.2017 22:35:23

Nuk është hera e parë që në vendin tonë të rinjtë të merren me aksione humanitare, e sidomos në prag të festave.

Një gjë të tillë ka vendosur ta bëjnë edhe disa të rinj që janë pjesë e një grupi në Facebook të quajtur “Maniakë të Leximit”.

Maniakë t’Leximit do të organizojnë aksion për përgatitjen e fëmijëve të familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor.

Aksioni do të mbahet nesër (e premte) më 25 gusht, në sheshin “Skënderbeu” nga ora 12:00 deri në orën 19:00, ku do të jenë prezent edhe vullnetarët e këtij grupi të cilët do të bëjnë grumbullimin e gjësendeve të natyrës shkollore.

Të gjithë ju që dëshironi të kontribuoni mund të sjellin këto gjëra:
– Çanta krahu
– Çanta të vogla për lapsa (fotrolla)
– Fletore
– Lapsa
– Kimika
– Ngjyra
– Vizore
– Kompas
– Pentagram
– Bllok vizatimi
– Libra të shkollës së mesme (për shkak se ministria nuk i shpërndan falas librat për shkollë të mesme)
etj.

Çantat e krahut, librat, dhe çantat e lapsave munden me qenë të përdorura (të vjetra) por jo të dëmtuara, të papërdorshme, apo të papastra.