Aksion i policisë në Mitrovicë dhe në lokacione tjera, mbyllen disa lokale...

Aksion i policisë në Mitrovicë dhe në lokacione tjera, mbyllen disa lokale dhe konfiskohen armë të ftohta

31.10.2019 11:14:59

Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion në Mitrovicëa dhe në disa lokacione tjera, ku kanë kryer bastisje në disa lokale.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe mbyllur disa lokale si dhe janë konfiskuar armë të ftohta.

“Policia e Kosovës, me qëllim të marrjes së masave proaktive, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, Inspektoreve të punës, zyrtarëve të ATK-së dhe Inspektorëve të MTI-së, si dhe njësive tjera të profilizuara në kuadër të PK-së, në intervale të ndryshme kohore ka aplikuar kontrolle dhe inspektime rutinore në baret dhe lokalet e ndryshme.

Plani Operativ ,, Tetori- 2019″ i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është realizuar ne nivel vendi dhe vlerësohet si operacion i suksesshëm bazuar në efektin dhe rezultatin e dhënë, ku janë kontrolluar dhe mbyllur disa lokale, janë konfiskuar mjete te ndryshme armë të ftohta si dhe janë identifikuar disa shtetase të huaja duke punuar pa leje pune”, ka thënë Kelani.

Kelani ka theksuar se për informacione dhe detaje tjer rreth këtij operacioni do të njoftoheni me kohë.