Aksion i suksesshëm i Komunës së Prishtinës: Konfiskon disa kuti dredhëza!

11.05.2019 13:55:40

Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion për largimin e shitësve ambulantë nga sheshet e kryeqytetit.

Në aksionin e ndërmarrë nga Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës për lirimin e hapësirave publike në shesh, janë konfiskuar disa produkte, kryesisht pemë dhe perime.

Ndërkohë, që disa shitës të tjerë janë treguar më të shpejtë dhe kanë arritur të ikin duke u fshehur në një skutë afër Kinemasë ABC.

Ndryshe, leje për të shitur në këtë pjesë të qytetit kanë vetëm librashitësit. Komuna e Prishtinës për vite ka ndërmarrë aksione për largimin e produkteve të tjera të cilat shiten në shesh, mirëpo asnjë prej tyre nuk ka rezultuar plotësisht  i suksesshëm. /Reporteri.net