Sot në organizim të Lëvizjes LEAD, një grup të rinjsh me përkatësi të ndryshme etnike e kanë filluar realizimin e aksionit për pastrimin e Vodno nga mbeturinat.

Aksioni i tretë me radhë i këtij lloji në kuadër të projektit “Në xhep, nëse nuk ka ku tjetër!”, grupi e ka filluar në ora 10 nga Vodno e mesme.

Projekti “Në xhep, nëse nuk ka ku tjetër!”, është mbështetur nga programi Civika Mobilatis i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe nga Sektori për ruajtje të mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit.