Aktet terroriste po ndikojnë që me vështirësi të mbahet baraspesha midis paqes dhe luftës

28.07.2016 17:31:24

Nga Skënder MULLIQI

Bota është bërë shumë e vogël prej telasheve të mëdha që i sjellë jeta. Dhe, këto probleme janë bërë barrë e rëndë për njerëzimin.Sikur botën po e sundon më shumë e keqja se sa e mira. E keqja më e madhe në këtë fillim shekull është bërë terrorizmi ndërkombëtar. Ky vit dhe kjo verë e nxehtë u karakterizua më veprime të tmershme të terroristëve , të cilët nuk kursyen madje as fëmijët. Akte të karakterit fetarë të terrorizmit në shtetet ku po zhvillohen luftërat si në Irak dhe Avganistan po kemi gadi çdo ditë, por në Evropë këto janë bërë të theksuara që nga viti 2011 kur norvegjezi, Brejvik vrau në seri afër 100 përsona. Brejvik kishte dëklaruar së ishte frymëzuar nga masakrat e serbëve në luftën në ish-Jugosllavi. Rasti i Brejvikut i cili nuk ishte penduar për vrasjën e shkaktuar , ishte konsideruar më shumë si një rast i izoluar. Nica, Stambolli, Vircburgu dhe Munihu ishin qytetet e veprimeve të akteve të fundit terroriste . Në Nicë psikopati 18 vjeqar më prejardhje nga Siria shkeli dhe masakroi më kamion afër 80 njerëz në mësin e tyre edhe fëmijë .Ky akt makabër tronditi mbarë botën demokratike. Shqetësimin lidhur më terrorin në Nicë e kishin shprehur edhe krerët më të lartë të pushetit në Francë, të cilët deklaruan së ky shtet tashmë është në luftë. Një shqetësim të tillë e shprehu edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel pas katër akteve terroriste në këtë shtet.Sigurisht së pas gjithë këtyre rasteve të vrasjëve makabare nga terrorisitët e pa shpirt , ishin të pikëlluar dhe të brengosur mbarë bota liridashëse .Strehë e terrorizmit ndërkombëtar janë berë ato shtete ku ende po sundojnë në një formë apo tjetër diktaturat. Qendra më e madhe prej nga po vijnë dhe po rekrutohen terrorsitet është Siria,Irani… por nuk përjashtohet këtu as Rusia .Në Turqi pos aktit terrorist, pamë edhe dy akte të turpshme tentim grushtetin në njerën anë, dhe terrorin shtetëror në anën tjetër.Ky vend së si po zhvillohen ngjarjët është duke u zhytur në anarshi totale. Terrorizmi dhe diktatorët janë bërë rreziku më i madh për paqën botërore. Me arsye edhe shtrohet pyetja logjike . Ku është fundi? Të gjithë këto akte u bënë brenda një harku kohor shumë të shkurtër si të ishin një program veror, e jo ngjarje tragjike. Pesha e këtyre ndodhive të pamira ende është në psikikën tonë. Duhet të kalon edhe shumë kohë që këto ngjarje tragjike sado pak të harrohen për opinion e gjerë, deri sa për familjarët të të vrarëve do të mbetet një vragë dhe dhembje e pa shlyer. Aftësia e botës demokratike është që ta mbajnë qetësinë , të mbajnë drejtimin kah paqja dhe prosperiteti. Gjendja e abnormalitetit na është bërë gjendja e zakonshme! Bashkë më këtë gjendje po rritët edhe frika për të ardhmën . Të bëhët jeta sot është shumë e vështirë. Ky globalizim i krizës ekonomike që ka kapluar që shumë kohë kontinentin tonë , dhe ky globalizim më luftëra dhe akte të ndryshme terroriste po ndikon që më vështirësi edhe të mbahet baraspësha midis paqës dhe luftës.