Aktivistja e Teatrit,Adriana Kalaja,nuk përmbahet: Të pushtojmë godinën e Ambasadës Amerikane!

17.05.2020 09:41:01

Aktivistja e aleancës për teatrin, juristja Adriana Kalaja, tha se protestuesit do pushtojnë Ambasadën amerikane, nëse ajo nuk reagon.

Na kanë nxjerrë zvarrë dhe kanë përzënë mediat. Një mijë policë erdhën për 5 minuta.

E papranueshme. Ambasadores së Amerikës ,ose dil prononcohu për këtë krim, ose ne do të pushtojmë Ambasadën e Amerikës. Është e papranueshme” tha ajo.

Ndërsa Edmond Budina sulmoi ambasadorin e BE-së:

“I bëj thirrje KE-së dhe popullit ta kuptojë se në cfarë gjendje është. Duhet të ngrihemi të gjithë. Zoti Soreca na keni dhënë fjalën se do të veproni, turp! Jam nënshtetas italian dhe si qytetar europian nuk mund ta pranoj këtë.

Dhe ambasadorja amerikane që bëri show me Edin dhe tani u shkatërrua. Unë i akuzoj të gjithë. Ky shtet është kriminal.”