Aktiviteti i shoqatës “Sulejmanie” në Podujevë është i dyshimtë

27.08.2016 19:26:44

Rrjeti I OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” janë të shqetësuara me akvitetin e shoqatës “Sulejmanie” në Podujevë, që ka hapur një konvikt.

Sipas OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” kjo shoqatë nuk ka leje nga Bashkësia Islame në Podujevë, shkruan Indeksonline.

Përmes një komunikate “Demokracia Fillon Këtu”, konsideron se metoda e shoqatës “Sulejmanie” për zhvillimin e  aktivitetit të vet është shumë e dyshimtë dhe nuk duhet lejuar.

Kjo është komunikata e plotë: 

Rrjeti I OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” , duke parë zhvillimet e fundit në Komunën e Podujevës jemi të shtyrë të shprehim shqetësimin tonë  në lidhje me fillimin e aktivitetit të disa shoqatave që promovojnë “Mësim Besimin Islam” pasi rreth  misionit  të tyre, financimit të tyre, planprogramit të tyre nuk dihet asgjë për publikun e gjërë.

Tani së fundmi një shoqatë e quajtur “Sulejmanie” ka depërtuar në Podujevë pa lejen e ”Bashkësisë Islame në Podujevë” duke shfrytëzuar imam që janë pjesë e” Bashkësisë Islame në Podujevë” dhe permes  tyre të promovonë dhe thërrasin për  të rinjë që të rexhistrohen në këto shoqata.

Shqetësuese është fakti që pavarsisht se Podujeva është qytet i vogël dhe jo universitarë kjo shoqatë ka ndërtuar konvikte ku te rinjët do të banojnë pa shpenzime. Duke ditur zhvillimet globale rreth rekrutimit të të rinjëve që me vonë iu janë bashkuar luftrave të huaja kjo metodë e kësaj shoqate për zhvillimin e  aktivitetit të vet është shumë e dyshimt dhe nuk duhet lejuar.

Komuna e Podujevës është njëra ndër komunat më të qeta dhe me më së paku të rinjë që kanë devijuar në praktikimin e fesë në metoda ekstreme, dhe aktiviteti I BIK Podujevë ka qenë shembull  iu bëjmë thirrje:

Bashkësisë Islame dhe organeve të rendit, që të mos lejojë aktivitetin e dyshimt asnjë  shoqate me veprimtari të dyshuara që gjatë historikut të tyre të ekzistencës disa herë kanë ndërruar emrat  për të fshehur aktivitetin e tyre. Policia e Kosovës dhe organët e saja  duhet të sigurohen që të verifikojnë prejardhen e financimit të këtyre shoqatave dhe misionin e tyre.

Bashkësia Islame në Podujevë, ka kapcitetet dhe infrastrukturën  e mjaftueshme për të ofruar mësim besimi për secilin qytetar dhe qdo tendencë për të bërë paralelizma në këtë fushë duhet të shikohet si e dyshimt dhe të mos lejohet. Ndërsa me imamët që janë bërë pjesë e këtyre shoqatave  dhe tani bëjnë thirrje në emër të tyre të merrën seriozisht organet e BIK-ut.

Si rrjet i OJQ-ve, iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve  të mos bien pre e joshjeve dhe mashtrimeve  prej askujt  dhe se për qështje fetare të bashkëpunojnë vetëm me Bashkësinë  Islame dhe strukturat legale të tyre.