Ndaj grevës së regjisorit Sokol Plakolli, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka reaguar edhe aktorja e madhe shqiptare, Drita Krasniqi.
“Mos shkelni mbi veprat tuaja… Nuk arsyetohet heshtja juaj”, ka shkruar Krasniqi në profilin e saj në Facebook.
Postimin e saj mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“APEL!!! Ku jeni ju profesore qe t reagoni …ta vizitoni dhe t bisedoni me ish studentin e juaj tani kolege i juaj. Ju aktor regjisor qe jeni edukator per gjenerata t reja qe jane ardhmeria e Kosoves…Ju jeni ata ose do t duhej t ishit ata qe e gatuat Per kete profesion ish sudentin e juaj Sokol Plakolli…ta lini qe plot 8 dite .pa thene asnje fjale ..t kaloni pran tij pa ju prekur gjendja e shendetit t tij n keto temperatura polare..Ju e krijuat. me dijen dhe mesimet per profesion dhe per jeten Ju heshtni.Pse?!..Profesori mbetet tane jeten prind i studentve t vet..Ju jeni ende duke ligjeruar n Fakultetin e arteve …ju keni autoritet punoni n nje institucion shtetror…Nuk e pat t aresyesheme n asnje moment qe ta vizitoni studentin tash kolegun tuaj regjisorin..aktorin. grevistin i cili para teatrit ec kembezbathur n keto temperatura t pa perballueshme….n shenje proteste kunder malverzimive qe ndodhin vite me rradhe .n keto institucione…Injorimi i nje t riu grevist n keto momente eshte shenje e keqe dhe e turpshme per kohen n t cilen jetojme….Paramendoni vetem n nje moment sikur t ishte femiu i juaj n ate vend …Nuk do ti afroheni qe t bisedoni me te..???!!! .Ky eshte momenti qe t tregoni botes se sa jeni t denje qe ta ushtroni kete profesion t shenjt t pedagogut dhe edukatorit n kete vend kur gjate studimeve kalojne neper duar dhe katedrat e juaja shum t rinje ..Ardhmeria e kesaj Kosove t shenjt…Mos shkelni mbi veprat tuaja ..Nuk eshte e drejt ..nuk arsyetohet qendrimi i juaj n heshtje n asnje menyre..APELOJ n Ndergjegjen e juaj dhe instancave m t larta kulturore n t vendit tone qe t reagoni eshte momenti i fundit per ta shpetuar shendetin jeten e nje krijuesi SOKOL PLAKOLLIT…8janar2017…..” (sic.), ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, Plakolli tash e nëntë ditë po qëndron në grevë para TKK-së. Ai hyri në grevë në shenjë pakënaqësie ndaj menaxhmentit të këtij institucioni kulturor.
Plakolli ka disa kërkesa, por kryesorja mbetet shkarkimi i Këshillit Drejtues të këtij teatri që ai e quan të korruptuar e jolegjitim.