Aktorja hollivudiane kërkon nga Isa Mustafa të ndalë vrasjen e qenve

20.07.2016 16:49:10

Një peticion i nisur nga aktivistë për mbrojtjen e kafshëve përmes së cilit kërkohet nga kryeministri i vendit që të ndalë vrasjen e qenve nga komunat e ndryshme të Kosovës është nënshkruar nga më shumë se 30 mijë veta, por në mesin e tyre është edhe një aktore e njohur në Amerikë.

Bëhet fjalë për Kristen Renton, aktoren e njohur nga seriali i famshëm “Sons Of Anarachy” që jepet në shumë televizione amerikane dhe evropiane.

 Renton e cila është e njohur edhe role të tjera kinematografike ka nënshkruar këtë peticion që i bënë thirrje kryeministrit ta ndalë vrasjen e qenve.