Alarm bombe në Bruksel: Policia rrethon të dyshuarin (Foto)

20.07.2016 14:51:55

Policia në Bruksel e ka rrethuar një person i cili po sillej në mënyrë të dyshimtë dhe ka të veshur një pallto të gjatë nga e cila i duken tela, raportojnë mediat belge.

Një operacion i madh policor ka filluar në “Palace de la Monnaie” në qendër të kryeqytetit belg, raporton BBC, përcjell Express.

Edhe ekipi kundër bombë është në vend të ngjarjes.

Dyqanet në afërsi janë evakuuar ndërsa disa rrugë janë mbyllur.

Foto nga vendi i ngjarjes shfaqin një njeri në gjunjë me duart e ngritura lartë, ndërsa policia ka drejtuar armët drejt tij.

Policia thotë se e ka nën kontroll të dyshuarin por ende s’e ka arrestuar atë.