Alarm në Greqi/ 15 të infektuar në një zonë ku banojnë romë nga Shqipëria dhe Maqedonia

09.04.2020 21:14:39

Autoritetet greke janë vendosur në alarm pas njoftimit se në një vend banimi romësh me zonën e Larisës janë diagnostifikuar me Covid 19, 15 persona, ndërsa dyshohet se një numër edhe më i madh prej tyre, ka shfaqur shenjat të simptomave të virusit.

Sipas burimeve lokale, në zonë kanë mbërritur ekipe të Insitutit të epidimiologjise, si dhe forca të shumta policore, të cilat në këtë moment po rrethojnë perimetrin e vendbanimit të më shumë se 3000 romëve.

Vendbanimi i romëve është krijuar këto dy vitet e fundit dhe një numër i madh prej tyre janë romë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Autoritet thonë se kushtet e jetesës në këtë vendbanim janë shumë të këqija, ndaj edhe kanë shprehur shqetësimin se situata mund të përshkallëzohet, pikërisht për shkak të këtyre kushteve.

Gjatë natës do të punohet për t’i bindur banorët, për të marrë masa vetë izolimi, ndërsa personat e infektuar, do të vendosen e karantinë.