Alarm për bombë në Ventimiglia të Italisë

25.07.2016 10:34:39

Një treg-frutash dhe perimesh, dy banka dhe disa dyqane janë evakuuar sot në qytetin e Ventimiglia-s, në kufi me Francën në Itali, pas një thirrje anonime për raportimin e një bombe në këtë treg.

Ndërsa është njoftuar se forcat policore kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, që njihet edhe si një ndër zonat më të populluara.