Alarmi: Ja sulmet e mëdha që po planifikon ISIS

23.08.2017 19:28:08

“Shërbimet e inteligjencës frikësohen se ISIS po planifikon të sulmojë kishat në Evropë dhe në numrin e fundit të “Rumiyah”, revista e grupit ekstremist, shfaqet një pamje e katedrales së Drezdenit (Gjermani).”

Kështu shkruan britanikja “Daily Mail”, pas konfirmimit se plani fillestar i celulës spanjolle ishte që të godiste bazilikën “Sagrada Familia”.

Katedralja e Këlnit, konfirmon “Daily Mail”, është izoluar me blloqe betoni.

Ndërsa shefi i policisë së Drezdenit konfirmon se ka marrë nga “007-at” vendase dosjen për kërcënimin e ISIS.