Alarmojnë shkencëtarët: Venecia së shpejti do të “zhduket” nën ujë!

09.03.2017 10:11:38

Shkencëtarët e Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe vullkanologjisë thonë se niveli i ujit në 1000 vitet e fundit është rritur me 30.5 centimetra, që do të thotë se Venecia mund të “zhduket” deri në fund të këtij shekulli.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata analizuan guroret lokale për të studiuar ndryshimet e hershme në nivelin e detit, dhe këto modele janë përdorur për të parashikuar ndryshimet e ardhshme.

Ekspertët thonë se rritja e nivelit të ujit në mes të 92 dhe 122 centimetrash deri në vitin 2100 do të thoshte një përmbytje të Venecias dhe 33 zonave përgjatë bregdetit.

Këto fusha përfshijnë Fiumicino në Lazio, Versilija në Toscana dhe zonat bregdetare pranë Catania, Cagliari dhe Oristano.