Albana Vokshi: “Sulltan” Rama në luks, populli i varfër dhe i pashpresë

26.08.2018 21:02:23

Deputetja e PD-së, njëherësh kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, ka bërë disa paralelizma mes jetës që bën Rama dhe jetës që bëjnë qytetarët shqiptarë.

Ajo ka marrë shkas nga udhëtimet me charter dhe jeta e luksit që bën kryeministri Edi Rama, gjë që sipas saj “është totalisht në drejtim të kundërt me jetën që bëjnë qytetarët shqiptarë”.

Deputetja e partisë Demokratike nxori në pah kontrastin e thellë mes shoqërisë shqiptare që jeton në varfëri dhe kërkon të emigrojë në masë të madhe, dhe kryeministrit të vendit, që “nuk kursehet për udhëtime luksi dhe për qejfe personale.

“Mbi 60 % e shqiptarëve shohin migrimin si të vetmen të ardhme, ndërsa Sulltani jeton në lluks të turpshëm dhe udhëton çdo fundjavë nëpër botë, për qejf e argëtim, duke frekuentuar restorantet e hotelet më të shtrenjta. Kryeministri ia ka hequr vizën popullit, por tani është koha që populli t’ia heqë vizën Ramës, sa më parë”, shkruan ndër të tjera Albana Vokshi.