Albert Veliu dyshohet se kishte bashkëpunëtor brenda Policisë së Kosovës

29.06.2017 20:54:52

Gjatë një bisede telefonike në ishullin Staten Island “Beny Blanko”, apo Albert Veliu bisedoi gjatë për atletet dhe ‘sneakers’, ‘Shaq-sized sneaker’, duke iu referuar basketbollistit të njohur Shaquille O’Neal, kanë thënë autoritetet.

Por Albert “Bennym Blanco from Bronx” Veliu nuk po diskutonte këpucë të markës Adidas, Nike ose New Balance.

Veliu, 34 vjeç, po diskutonte blerjen e 15 pushkë AK-47 (atlete) dhe një raketë anti-tank M80 Zolja (sneaker Shaq-sized), shitjet e të cilave ai i bëri në Evropën Lindore më saktësisht në Kosovë.

Për shitjen e këtyre armëve Veliun e kishte ndihmuar një pjesëtar i policisë së Kosovës.

“Në prill të këtij viti, Veliu kishte kontaktuar me shefin e tij në lidhje me shitjen e armëve të zjarrit në Evropën Lindore. Pas bisedës telefonike Veliu kishte shkuar në Kosovë ku kishte bashkëpunuar me një anëtar të fshehtë të policisë së Kosovës, shkruan silive.com

Armët ishin të destinuar për një rrjet të grupit meksikane të drogës të angazhuara në një “luftë” përgjatë kufirit.

Veliu ishte midis tetë të pandehurve, duke përfshirë edhe dy ish banorë të tjerë të Staten Island të akuzuar për vepra të ndryshme lidhur me operimin e skemave të trafikimit të parave, pastrimit të parave dhe drogës, të cilat përfundimisht rezultuan me shitjen e armëve nga Veliu, transmeton Insajderi.com.
DEA gjatë procesit të hetimit ka gjetur se katër kosovarët tjerë Xhevat Gocaj, Agim Rugova, Ekram Sejdija, Alban Veliu, i kanë ndihmuar Albert Veliut në pastrimin e parave.

Të pandehurit kanë pastruar afërsisht 800,000 dollarë që dyshohet të jenë nga të ardhurat e shitjes së drogës.

Ministria e Jashtme ia ka shkëputur kontratën të arrestuarit.