Albin Kurti apo sociopati që vjen në vendin e krimit për të kërkuar më shumë gjak?

12.11.2016 00:33:07

Nga Rexhep Kastrati

Një ndër kryeveprat e letërsisë botërore, “Krimi dhe ndëshkimi” i Fjodor Dostojevskit është një roman psikologjik që trajton personalitetin e një studenti të ri, Rodjon Romanoviq Raskolnikov, i mbetur pa para dhe pa mundësi studimi. Raskolnikov është një personazh paranojak me çrregullime të thella sociopatike. Ai kryen një vrasje që e kishte planifikuar dhe një tjetër, motrën e viktimës së parë që nuk e kishte planifikuar. Mirëpo, gjendja e tij psikologjike vjen e rëndohet. Në fund pranon krimin që ka bërë dhe degdiset në një burg të Siberisë. Para kësaj, Raskolnikov shkon te vendi i krimit dhe kjo ndikon që gjendja e tij të rëndohet më tepër. Është Sonja që e ndihmon të zbusë gjendjen e tij psikologjike. Në këtë mënyrë kuptohet instinkti e vrasësit për të shkuar në vendin e krimit, por edhe profili i një personaliteti të çekuilibruar me komplekse të Edipit dhe me komplekse të tjera sociopatologjike.
Po çka ka lidhje gjithë kjo histori që mund të jetë e trilluar (fiction), me realitetin tonë (faction)? A ka ngjashmëri ndërmjet Raskolnikovit dhe Albinit? Raskolnikov kryen një vrasje të planifikuar edhe duke e krahasuar veten me Napoleonin. A është ky delir i madhështisë? Do të thosha më shumë një përpjekje për të ikur nga kompleksi i inferioritetit. Vrasja e dytë ndodh aksidentalisht, por është kjo vrasje që e nxjerr në sipërfaqe paranojën dhe frustrimin e tij. Fakti që është një femër që e ndihmon të zbusë gjendjen e tij psikologjike, nxjerr në sipërfaqe kompleksin e Edipir. Albin Kurti ka shumë elemente të Raskolnikovit dhe komplekset që ka ai. A rëndojnë mbi Albinin dy vdekje, njëra që mund të jetë bërë pa paramendim, kurse tjetra me paramendim? Sa mund të ketë qenë e rëndë gjendja e Astritit, kur ai vetë ka shkruar për këtë? Astriti mund të jetë shtyrë drejt vdekjes nga trysnia që mund ta ketë pasur. A duhet një femër që ta rikthejë Albinin në një fëmijë dhe ta lirojë nga komplekset dhe makthet që mund të ketë? Psikologët dhe psikiatrit duhet të trajtojnë profesionalisht personalitetin e Albinit, çrregullimet dhe bazën e atyre çrregullimeve. Nëse Raskolnikov e krahasonte veten me Napoleonin, Albini trajtohet më shumë se njeri. Ai ka frikë, ka pasiguri dhe paranoja: ai nuk lë as prindërit me të birin të kenë intimitetin dhe privatësinë familjare. Ai kontrollon gjithçka nëpërmjet emisarëve dhe komisarëve të pastrimit të trurit dhe të indoktrinimit. Albini ka dy rrugë: o të vrasë, o të vritet, përkatësisht të vetëvritet. Ai provokon dhunë, gjakderdhje jo ngaqë është i dhunshëm, agresiv dhe i fuqishëm, por ngaqë është i dobët, inferior, dhe i frustruar. Ai mund të ketë edhe kompleksin e kastracionit. Ai mund të ketë nevojë për ta bërë të shkrehet në vaj dhe të çlirohet. Ai nuk ka fuqi ta ndalë veten. Atë duhet ndalur, por jo duke e degëdisur në ndonjë burg, por duke ia gjetur mënyrën për ta bërë të shkrehet në vaj si një formë e çlirimit të brendshëm. Albini ka nevojë të kthehet në njeri. Ai si mbinjeri, veç vazhdon të kërkojë gjak. Ai do të vazhdojë të vajtojë mbi fatkeqësinë e viktimave të indoktrinimit që të nxisë më shumë gjakderdhje. Ai nuk e mat veten me Napoleonin që të shuajë kompleksin e inferioritetit, të kastracionit, të Edipit etj., por i bën të tjerët të krahasojnë veten me të. Raskolnikovit i ndihmoi një femër, edhe për Albinin duhet të gjendet një mënyrë për ta ndihmuar. Apo është dikush që luan me mendjen e tij? A mos është Albini pjesë e ndonjë sekte tjetër okulte që manipulon me të, sikurse ai që manipulon me pjesëtarët e sektës së tij? A do të vijë Albini te burgu në Prizren, sikurse Raskolnikovi? Apo do të vijë si te një tempull flijimi si në sektet e tjera okulte? A do të vijë dita që si Raskolnikovi, të pranojë përgjegjësinë për jetët e humbura, apo do të vazhdojë hapërimin në kërkim të gjakut?