Albin Kurti, çfarë informacione ka mundur t’u japë Astriti autoriteteve shtetërore?

07.11.2016 22:18:29

Nga Rexhep Kastrati

Edhe pse rezultatet zyrtare të ekspertizës mjeko-ligjore dalin në ditët në vijim, megjithatë kanë filluar të dalin informacione të cilat mund të jenë në përputhje me gjetjet reale të ekspertizës, por mund të jenë edhe hamendësime dhe përpjekje për të bërë atentat mbi vetë ekspertizën. Dhe kush mund të jetë i interesuar për të bërë atentat mbi rezultatet e ekspertizës? Nëse kihet parasysh fakti se është Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, e tash edhe i famljes Dehari, ai që ka folur shumë për vdekjen e Astritit, atëherë del se mund të jetë sekta okulte e Albinit e interesuar për të bërë atentat mbi ekspertizën mjeko-ligjore për këtë vdekje. Me të besueshëm e bën këtë edhe fakti se tashmë kanë dal informacione sipas të cilëve, Astriti ka bashkëpunuar me autoritetet. Kjo i bie se Astriti mund të ketë tradhtuar kauzën e sektës okulte të Albinit, dhe t’u ketë dhënë informacione autoriteteve përkatëse lidhur me sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Natyrisht, këto informacione mund të kenë implikuar krerë të lartë të sektës okulte të Albinit, por edhe lidhje tjera që mund të ketë ajo qoftë me parti politike, qoftë edhe me agjentura apo rrjete të ndryshme kriminale. Është kështu për faktin se sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është sulmi më i rëndë i bërë ndaj institucioneve të Kosovës, dhe bashkë me sulmet mbi pronën dhe shtëpinë e kryeministrit Mustafa përbëjnë sulmet më të rënda që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës. Prandaj, ehde mundësia e implikimeve të shumta politiko-kriminale dhe mafiozo-agjenturore është shumë e madhe. Çka mund t’u thoshte tjetër Astriti autoriteve përveç informacioneve që hedhin dritë mbi sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, dhe për sulme të tjera? Por është edhe një çështje tjetër që gjithsesi mund ta dijnë autoritetet, e që ka të bëjë me mundësinë që Astriti të bëhej dëshmitar – bashkëpunues në një porces të madh gjyqësor në të cilin do të ishin krerët kryesorë të sektës okulte të Albinit, por edhe figura të partive të tjera që mund të jenë përfshirë në planifikimin dhe organizimin e sulmeve të tilla të dhunshme ndaj institucioneve të shtetit. Dhe në këtë pikë është edhe përgjegjësia e institucioneve të shtetit për të zbuluar kush nga punonjësit e autoriteteve mund ta ketë dekonspiruar bashkëpunimin e Astritit me autoritetet. Kjo ka shumë rëndësi, sepse në këtë mënyrë ndihmohet edhe në zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes, që mund të jetë edhe mbytje e Astritit, për ta zhdukur si bashkëpunëtor të autoriteteve, apo edhe si dëshmitar i mundshëm i Prokurorisë kundër atyre që e kanë nxitur dhe frymëzuar atë për të kryer aksione të dhunshme, përkatësisht atentate ndaj institucioneve shtetërore dhe bartësve të tyre. Duhet të kujtojmë me këtë rast se jo njëherë, kryeministri Mustafa është kërcënuar me vasje, kurse ka pasur sulme të bashkërenduara ndaj makinave zyrtare të Qeverisë. Në këtë kuptim, a ka dhënë Astriti informacione edhe për mundësinë e ndonjë planifikimi dhe organizimi të ndonjë atentati ndaj kryeministrit Mustafa dhe ndaj ndonjë bashkëpunëtori të tij? A ka dhënë ai informacione edhe për planifikime dhe organizime për sulme të organizuara kundër institucioneve shtetërore dhe bartësve të tyre me qëllim provokimin e një lufte brendashqiptare? A ka dhënë informacione Astriti për ndonjë implikim të strukturave të sigurimit shtetëror serb dhe të ndonjë shteti tjetër në angazhimet për të provokuar luftë? Apo Astriti mund të ketë përjetuar fatin e shumë të tjerëve që pasi kryenin detyrën që u ngarkohej, eliminoheshin? Këto farë punësh, Rexhep Selimi i di mirë, pasi që truprojet e tij pas atentatit në Fetah Rudin, janë mbytur në aksident, dhe fatin e tyre mund ta ketë pësuar edhe shoferi i kamionit me të cilin ishte ndeshur makina e tyre. Po ti Kadri, çfarë mund të thuash lidhur me këtë rast?