Albin Kurti flet për mediat serbe: Pjesë e qeverisë edhe serbët, por jo…

08.10.2019 11:28:25

Në një intervistë për N1 në Serbi, kandidati për kryeministër i Lëvizjes vetëvendosja Albin Kurti, ka thënë se do të fillonte menjëherë bisedimet me serbët e Kosovës për ti bërë ata pjesë te qeverisë së re, por nuk do ketë një ftesë për Lista Srpska

Kurti tha se ai do të përfshijë partite politike serbe përveç Listës Serbe në koalicion, duke sqaruar se, sipas tij, Lista Serbe nuk është një parti politike por një shtet. Sipas tij:“Kushtetuta e Kosovës thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqëndrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”

Lideri i Lëvizjes vetëvendosja ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se sapo të krijohet Qeveria do të shkojë në Bruksel për nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE’së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë.

“Nuk mund të kemi përsëri dështim në këtë dialog, sepse kushton shumë. Ne gjithashtu do të shikojmë 33 marrëveshjet që kemi pasur nga viti 2011-2017, çfarë është përmbushur dhe cfarë jo, dhe cilat janë ndikimet në jetën e popullit të Kosovës. Nëse një ditë duhet të rinisim bisedimet me serbët ato duhet të jenë parimore”.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nxorrën fituese Lëvizjen Vetëvendosja te Albin Kurtit. Sipas KQZ, pasi janë numëruar 98,47% e votave, LVV ka siguruar 25,52% dhe pas saj LDK 24,83 duke u bërë kështu partia fituese e zgjedhjeve. Për formimin e qeverisë duhet krijimi i një koalicioni për të cilën Albin Kurti është shprehur se do të fillojë bisedimet me kandidaten e LDK Vjosa Osmani