Albin Kurti flet sërish për bashkimin kombëtar

Albin Kurti flet sërish për bashkimin kombëtar

23.05.2019 08:16:32

“Bashkimi ynë kombëtar dhe Bashkimi Evropian as nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën dhe as nuk e pengojnë njëra-tjetrën”, ka thënë kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur veprimtarinë në Tiranë, kurse aty ka folur edhe Kurti.

“Është gabim të përdoret bashkimi kombëtar për ta frikësuar Bashkimin Evropian. Mënyra e tillë na lë edhe pa bashkim kombëtar, edhe pa Bashkim Evropian. E neve na nevojiten të dyja, pra, edhe bashkimi kombëtar, edhe Bashkimi Evropian”, ka theksuar ai.

“Shqiptarët janë fuqi rajonale. Ne duhet ta pranojmë këtë fakt, ashtu qysh po e pranojnë fqinjët tanë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi kombëtar i shqiptarëve, në Ballkan, bëhen paralelisht me krijimin e aleancës ballkanike Shqipëri-Kosovë-Kroaci-Bullgari, plus Sarajeva, Podgorica dhe Shkupi zyrtar, ku shqiptarët duhet të prijnë”.