Albin Kurti, me pallavra dhe me kundërthënie nuk mund të fshihet e vërteta për vdekjen e Astritit

20.12.2016 16:37:14

Nga Rexhep kastrati

Albin Kurti po vazhdon të shpërfaqë një gjendje të rënduar dhe për pasojë edhe po vazhdon të thellojë absurdin dhe kundërthëniet lidhur me vdekjen e Astrit Deharit. Pas dështimit të broçkullës me të ashtuquajturin raport i ekspertëve të familjes, që u përcoll vetëm me aktrimet dhe me heshtjen e thellë, Albini dhe sekta e tij okulte po e kuptojnë se loja makabre ka marr fund: nuk mund të fshihet e vërteta, dhe nuk mund të krijohet kauzë politike për përmbysjen e shtetit nga vdekja e Astrit Deharit. Prandaj, edhe fjalimi i tij në Kuvend, ishte vetëm një konfirmim dhe thellim i kundërthënieve të tij dhe të sektës së tij lidhur me këtë rast. Dhe nj ndër kundërthëniet e tij ishte edhe kjo: “Në kohën kur po përfundonte procesi ndaj Astrit  Dehartit, ku nuk po mundeshin të  vërtetohet akuzat  ndaj tij, ndodhi tragjedia”. Dhe kjo thënie e Albinit, bie ndesh me  gjithë retorikën e gjertanishme, sipas të cilës, Astriti nuk ishte marr ende në pyetje nga hetuesi i çështjes. Pra, Albini e shpall të përfunduar një proces, i cili nuk kishte filluar ende. Në këtë mënyrë, numrit të madh të kundërthënieve dhe të rrenave që ka prodhuar sekta okulte e Albinit dhe komisarët e tij, i shtohet edhe kjo, duke bërë të qartë se kjo sektë është e vendosur që të vazhdojë në mënyrë të tillë, me shpresën se kundërthënie pas kundërthënieve, do të eklipsohet e vërteta, dhe kështu ky rast do të mbetet i pazbardhur përfundimisht, dhe kështu do të mund të lirohet nga ankthi dhe makthi i të vërtetës që e ka çuar Astritin, por edhe Arbnorin drejt vdekjes. Kam thënë gjithnjë se pjesa më e rëndë për Albinin dhe jo vetëm për të, shtë pikërisht e vërteta për vdekjen e Astritit, përkatësisht shkaqet që e kanë çuar atë drejt vdekjes. Ësht kështu për faktin se kjo pjesë do të nxjerrë të implikuar thellë Albinin dhe sektën e tij okulte dhe të tjerë, qoftë në vdekjen e Astritit, qoftë në vdekjen e Arbnorit, por edhe në shumë veprimtari dhe angazhime të tjera. Me rrëmujën që po bën sekta okulte e Albinit, përveç keqpërdorimit politik që po ia bën vdekjes së Astritit për angazhimet e saj kundër shtetit, ka synuar dhe po synon që të mos merret vesh implikimi i thellë i saj në këtë vdekje, në vdekjen e Arbnorit dhe në veprime të tjera të dhunshme dhe kundërshtetërore, si dhe po provon të pengojë zbulimin e aksioneve dhe anagzhimeve të tjera kundërshtetërore të planifikuara për vitin 2017. Mirëpo, për fat të keq të Albinit dhe të sektës së tij, dhe jo vetëm të tyre, por edhe të të tjerëve, vetë rrenat, mashtrimet dhe kundërthëniet që vetë i kanë shprehur që nga vdekja e Astritit e deri më tash nga Albini në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e kanë bërë të qartë implikimin e kësaj sekte në vdekjen e Astritit. Dhe këtë e bën të qartë edhe interpretimi tjetër që mund t’i bëhet kësaj deklarate të Albinit, edhe në kuptimin që ka dashur t’ia japë ai. Është kështu për faktin se duke e lidhur vdekjen e Astritit me pafajësinë e tij eventuale, Albini harron se në këtë mënyrë të tjerët po i inkriminon, pasi që Astriti nuk ka qenë i vetëm i arrestuar lidhur me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Pra, nëse Astriti na qenkësh vrarë, sepse na paskësh qenë i pafajshëm, a do të thotë se të tjerët e grupit na qenkeshin të fajshëm? E nëse të gjithë kanë qenë të pafajshëm, atëherë pse u zgjodh Astriti, e jo ndonjëri nga grupi? Apo të tjerët kishin ilake Visarin, apo ndonjë gjykatës apo gjykatëse të lidhur me sektën okulte të Albinit? Pra, shihet qartë se edhe kjo nuk shkrep, ose e thellon edhe më tej implikimin e sektës okulte të Albinit në vdekjen e Astritit? Prandaj, është shumë me rëndësi që të bëhet të qarta shkaqet që e çuan Astritin drejt vdekjes, dhe të kuptohet tërë e vërteta se përse ai nuk është më ndër të gjallët, dhe pse më parë ka vdekur edhe Arbnori.