Albin Kurti merr vendimin tjetër, vendosë sanksione ndaj kësaj kompanie

14.03.2020 16:59:05

Më 20 shkurt 2020 është raportuar se si Dogana e Kosovës ka ndaluar në fillim të po atij muaji dy kamionë me vajra që vinin nga Irani në Kosovë, pasi që kompania importuese iraniane ishte në listën e zezë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Kompania iraniane në listën e zezë të BE-së e ShBA-së – Dogana ndalon dy kamionë me vajra në Mitrovicë

Vetëm pas këtij raportimi qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka vendosur t’i vë sanksione kësaj kompanie edhe për vendin tonë.

“Në listën e sanksioneve të OKB-së e BE-së ndodhet një kompani e cila ka eksportuar drejt vendit tonë dhe ku tash e tri javë po mbahet në Doganën e Kosovës.

Kompanisë “Sabalan Company – Iran” e cila figuron si entitet nën sanksione si kompani mbulesë e “Shahid Hemat Industrial Group – SHIG”, me vendim unanim të Qeverisë së Republikës së Kosovës iu vendosen sanksione edhe për vendin tonë”, ka shkruar sot Kurti në profilin e tij në Instagram.