Albin Kurti në Prekaz: Ne kemi obligim e borxh të përhershëm ndaj...

Albin Kurti në Prekaz: Ne kemi obligim e borxh të përhershëm ndaj Jasharajve

06.03.2020 13:04:35

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe familjes Jashari në Prekaz, me rastin e 22- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Kryeministri Kurti tha se pas seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pas parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot, u bënë bashkë në Prekaz për të nderuar 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, për të bërë homazhe te varret e Jasharajve, të kësaj familjeje e cila siç theksoi kryeministri Kurti e ka vulosur Prekazin si kryeqytet të kryengritjes shqiptare.

“Ne kemi obligim e borxh të përhershëm e të përjetshëm ndaj Jasharajve dhe këtë do të mund ta shlyejmë vetëm me punë të përditshme për shtetndërtim, për zhvillim dhe për drejtësi” u shpreh kryeministri Kurti.