Albin Kurti: Presidenti të japë dorëheqje, këtë duhet ta kuptojë

22.11.2019 01:08:18

Në emisionin Open të Eni Vasilit këtë të enjte ka qenë i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Albin Kurti ka folur në lidhje me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe është shfaqur mjaft i prerë se ai duhet të japë dorëheqje.

Në rast se nuk do të dorëhiqet, Kurti tha se mund të shkarkohet.

“Duhet të japë dorëheqje ose do të shkarkohet. Ai duhet ta kuptojë vetë dhe të japë dorëheqje”, tha ai