Albin Kurti thuaj shqiptarëve: A është Serbia armike për ty?

27.10.2016 18:36:41

Nga Rexhep kastrati

Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se duhet të pajtohemi se Serbia është armike e Kosovës, sikur gjithë çështja të kish mbetur këtu. Sikurse gjithë retorika tjetër gjatë viteve, edhe kjo është vetëm një mënyrë manipulimi me opinionin, sepse është e qartë se nuk po shtrohet çështja se çka është Serbia për Kosovën, por si të çohen prceset e shtetndërtimit përpara që do ta detyronte Beogradin të tërhiqej nga Kosova. Dhe këto porcese po i udhëheqin aleatët tanë perëndimorë në krye me BE-në dhe SHBA-të, e të cilat i kanë qëndruar dhe po i qëndrojnë afër Kosovës në mëynrë të vazhdueshme që nga viti 1989, e në mënyrë të veçantë që nga viti 1999 e këndej. Dhe proceset që po i mbështesin SHBA-të janë procese që do ta detyrojnë Serbinë ta braktisë Kosovën, e ndoshta edhe ta njohë pavarësinë e Kosovës. Dhe Kosova ka nevojë për këtë: për t’u liruar nga ndikimi i Serbisë në Kosovë. Mund të dalim 24 orë në ditë dhe të themi se Serbia është armik i yni, por nuk e ndihmon gjë Kosovën, nuk e bën më të dobët Serbinë në raport me Kosovën, por e bën më të fortë. Dhe e bën më të fortë, sepse do ta përdorë për komprometimin e Koosvës para bashkësisë ndërkombëtare, si dhe do ta përdorë për t’u tërhequr nga negociatat e brukselit dhe nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura atje. Dhe Serbia është shumë e interesuar që të ndërpresë negociatat dhe të mos zbatojë marrëveshjet. Është e interesuar, sepse veç fakti se Kosova ka kërkuar që në kuadër të këtyre negociatave të bisedohet edhe për borxhet dhe dëmet që Serbia ia ka Kosovës, Beogradi është shqetësuar tepër shumë. Po sikur të bisedohet dhe të detyrohet Serbia të arrijë marrëveshje për këto? Vetëm telekomi dhe marrëveshja për të, e ka vënë në siklet Serbinë, po sikur të bisedohej për borxhet, për dëmet dhe për reparacionet e luftës, çfarë do të ndodhte me Serbinë? Pra, Serbia është tepër shumë e interesuar që të gjejë një arsye për t’u tërhequr nga negociatat dhe nga obligimet ndërkombëtare. E dikush që ia mundëson Serbisë këtë, nuk është armik i saj, dhe as Serbia nuk është armike për të.

Në anën tjetër, një armik i Serbuisë, apo dikush që e konsderon armike Serbinë, do të duhej të ishte në përputhje me qëndrimet e aleatëve strategjikë të shqiptarëve në krye me SHBA-të, e jo në kundërshtim me ato qëndrime.

Dikush që e konsideron Serbinë armike të Kosovës, do të duhej ta vlerësonte dhe ta respektonte shtetin e Kosovës, do të duhej të respektonte simbolet e saj shtetërore, që nuk janë edhe simbole kombëtare, do të duhej të resketonte 17 shkurtin dhe kushtetutën e Kosovës. Përkundrazi, Albin Kurti dhe sekta e tij okulte njësoj si Serbia nuk resoekton shtetësinë e Kosovës, madje angazhohet fort për ta shkatërruar atë.

Dikush që e konsideron Serbinë armike të Kosovës nuk mundohet me të gjitha mënyrat që të realizojë projektin për ndarjen e Kosovës, të cilin Boris Tadiq e kishte paraqitur si bashkim të Kosovës me Shqipërinë, me kusht që edhe Serbia të marrë një pjesë të saj.

Dikush që e kosideron Serbinë armike të Kosovës nuk angazhohet për destabilizimin e Kosovës me mundësi edhe kalimi në luftë qytetare brendashqiptare.

Dikush që e konsideron Serbinë armike të Kosovës, do të duhej të tregonte se përse Serbia kishte lejuar Zyrën e UÇK-së të funskionojë në mënyrë legale në Prishtinë, ndërkohë që vetë UÇK-në e kishte shpallë terroriste dhe me të luftonte në terren. Cili shtet do e lejonte zyrën e ndonjë organizate që e ka shpallë terroriste të funskiononte lirshëm dhe në mënyrë legale? Albini ka punuar në atë zyrë dhe duhet ta dijë.

Dhe krejt në fund, edhe pse ka shumë e shumë të tjera: si është e mundur që sekta okulte e Albinit në 100% të rasteve është përputhur në qëndrime në Serbinë? Dhe qëndrimet e rëndësishme që sekta okulte e Albinit përputhet me Serbinë janë: 1. qëndrimi i njëjtë ndaj Pakos së Ahtisarit; 2. qëndrimi i njëjtë ndaj shtetit të Kosovës; 3.qëndrimi i njëjtë lidhur me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë; 4. qëndrimi i njëjtë kundër stabilitetit dhe konsolidimit të shtetit; 5. qëndrimi i njëjtë ndaj ligjit për Trepçën. Natyrisht se  ka shumë të tjera që mund të përmenden, por këto mjaftojnë për të kuptuar se ky njeri, pra Albin Kurti që po bën thirrje patetike për ta konsideruar Serbinë armike të Kosovës, në fakt vetë nuk e konsderon të tillë, kurse thirrja e bërë sot në Kuvednin e Kosovës është vetëm një kurth për shtetin, si dhe një mashtrim dhe manipulim me opinionin.