Albin, pse Astriti ishte i mërzitur dhe pse nuk u la i lirë të shmallej me familjen e tij?

24.11.2016 12:16:49

Nga Rexhep Kastrati

“Më ra shumë pak të flas me nënën, babin e Artën. Më treguan se e kanë takuar Muharremin e madje ai as që ka ditur se jam në burg. Më thanë të mos mërzitem fare. Edhe Dardani më thoshte të rri i qetë e të mos lodhem për gjetjen e fakteve, ngase me këtë pjesë merret Lëvizja”.

Kështu është shprehur Asriti në një nga fletët e ditarit të tij në burg. Nga kjo pjesë shihet qartë se Astriti nuk ka mundur të shmallej me familjen e tij për shkak të, siç është konfirmuar tashmë, mbikëqyrjes së takimeve të tij me familjen nga komisarët politikë të Albinit. Pra, kanë qenë komisarët e Albinit që nuk i kanë lënë kohë të shmallej me familjen e tij. Dhe kohën që duhej të shmallej me familjen e tij, Astritit ia kanë marrë komisarët e Albinit për të bërë trysni mbi të lidhur me sulmin mbi Kuvendin e Kosovës. Shihet qartë se Dardan Molliqaj është munduar ta bindë Astritin që të mos mërzitet për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës, sepse për këtë do të kujdeset Lëvizja. Bile Astriti është shumë i qartë këtu kur thotë: “Edhe Dardani më thoshte të rri i qetë e të mos lodhem për gjetjen e fakteve, ngase me këtë pjesë merret Lëvizja”, sepse shihet qartë se Lëvizja paska mundësi për gjetjen e fakteve. Së pari duhet thënë se një nga emrat e shoqërive sekrete është Lëvizja, së dyti po del se sulmin mbi Kuvendin e Kosovës e Kosovës e ka kryer Lëvizja, e jo “rugovasit”, së treti, po del se kjo Lëvizja paska ndonjë sektor që po u merrka me bërjen apo zhbërjen e fakteve! Dhe që nga vetëvrasja e Astritit e këndej, sekta okulte e Albinit është duke u munduar të bëjë dhe të zhbëjë fakte për të mos pranuar të vërtetën për vdekjen e Astritit dhe për shkaqet që e çuan drejt vdekjes.

Mirëpo, tashmë kanë dështuar në këtë aspekt, sepse vetë Toma ka pohuar se Astriti nuk ka vdekë nga dhuna, pastaj, kanë dështuar të fshehin vizitat e komisarëve të Albinit te Astriti, kanë dështuar të fshehin mbikëqyrjen e takimeve të Astritit me familjen e tij dhe nuk kanë dhënë shpjegime se përse janë munduar t’i fshehin ato dhe përse duhej të mbikëqyrnin ato takime. Po ashtu, nga kjo pjesë ditari shihet qartë se Astriti ka qenë shumë i mërzitur, dhe kjo mërzi lidhej me sulmin mbi Kuvendin e Kosovës. I mërzitur, nën trysni dhe e i pashmallur me familjen e tij, Astriti do të shkojë drejt vdekjes vetëm dy ditë pasi do të takohet me familjen e tij nën mbikëqyrjen e Sami Kurteshit. Astriti ka vdekur të shtunën, kurse takimin e fundit me prindërit e tij nën mbikëqyrjen e Sami Kurteshit e ka pasur të enjten. Dhe të shtunën, nuk ka dalë në shetinë e mbasditës, sepse ka pasur dhimbje koke. Kjo do të thotë se Astriti ka pasur vazhdimisht gjendje të ngarkuar emocionale-psikologjike burimin e të cilës duhet kërkuar te sulmi mbi Kuvendin e Kosovës dhe në takimet me komisarët e Albinit. Përpjekjet për t’i fshehur këto me gjoja vdekjen e Astritit disa orë më përpara kohës së shetisë, që e kanë hedhur poshtë edhe KMDLNJ, edhe kamerat e sigurisë, edhe raportet mjekësore, janë po aq të dështuara sa edhe përpjekjet për të fshehur vizitat e komisarëve të Albinit te Astriti dhe mbikëqyrjen e takimeve të tij me prindërit e tij. Dhe përpjekjet e tilla kanë dështuar edhe për arsyet e lartpërmendura, por edhe për faktin se edhe sektori eventual për bërjen dhe zhbërjen e fakteve brenda sektës okulte të Albinit do të jetë po aq i dështuar sa edhe komisarët e Albinit. Dhe kjo do të ndodhë edhe përkundër manipulimit të ndonjë militanti të sektës okulte të Albinit në institucione, qoftë në burgun e Prizrenit, qoftë në ndonjë institucion tjetër. Mua po më bën përshtypje pse sekta okulte e Albinit dhe Toma kanë heshtur punën e publikimit të filmimeve nga kamerat e sigurisë. Apo edhe aty ka gisht ndonjë militant i sektës okulte të Albinit?