Albina Bojaxhiu, juniorja që po arrin suksese në garat e atletikës

17.09.2018 08:24:59

Klubi i Atletikës “Prizreni”, që ka marr pjesë në garat për Kupën e Atletikës së Kosovës,  të mbajtura në Mitrovicë, më 15 e 16 shtator, është përfaqësuar me atlete vasha, kryesisht në kategorinë e junioreve.

Suksesi i Albina Bujaxhiut, në kategorinë e junioreve është shënuar në disiplinat 200 m., 400 m., dhe stafetën 4×100 m, në të cilat u radhit e para, si dhe në disiplinat 100 m., 800 m., dhe stafetën 4×400 m., në të cilat u radhit e dyta.

Suksese kanë arritur edhe atlete të  tjera në kategorinë e junioreve dhe të senioreve./fokusi.org