Albina, vajza e invalidit të luftës kërkon ndihmë për mjekimin e leukemisë

06.11.2016 18:50:22

Vogëlushja Albina Qela ka nevojë për ndihmën e qytetarëve pasi që ajo vuan nga leukemia dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit. Ajo është e shtrirë në klinikën e pediatrisë.

Albina është 7-vjeçare dhe jeton në komunën e Mitrovicës. Babi i saj Dibral Qela është invalid i luftës mirëpo nuk ka kushte për trajtim të mëtutjeshëm të vajzës.

Trajtimi jashtë vendit kushton 79 mijë e 500euro.

Ju mund të kontaktoni në këtë numra:

Numri i telefonit 049 233 704

Numri i xhirollogarisë në Raiffeisen Bank 1503001002843644.