Albini në gjendje të rënduar sociopatike kërkon të caktojë ai ekspertët. Ndoshta i ndihmon edhe Bojken Abazi.

20.11.2016 21:34:52

Nga Rexhep Kastrati

Avokati Tomë Gashi kishte mbetur pa tekst kur kishte marrë vesh se edhe zyrtarisht Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria i është drejtuar ambasadorit britanik, Ruairi O ‘Connel për ndihmë rreth rastit të Astrit Deharit. Në anën tjetër, Xhelal Sfeçla me alltia në emër të sektës okulte të Albinit kishte refuzuar këtë lloj komunikimi diplomatik ndërmjet institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Ambasadës britanike në Kosovë, dhe kishte kushtëzuar që ekspertët t’i caktojnë prindërit e Astritit. Pra, është e qartë se sekta okulte nuk do që të ketë hetim ndërkombëtar, pasi që hetimi që bëhet nga ekspertë të familjes, është hetim familjar, por jo edhe hetim shtetëror, apo hetim ndërkombëtar. Në fakt, familja kishte caktuar dy ekspertë gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, sepse aq mund të bënin institucionet përkatëse të Kosovës, por hetim ndërkombëtar dhe t’ia caktosh shtetit apo institucionit ndërkombëtar se kë duhet të sjellë për hetime, është jashtë çdo logjike diplomatike, juridike dhe njerëzore. T’i thuash Britanisë së Madhe, apo kujtdo qoftë: Shiko, ne duam hetim, por nuk kemi besim te ju, sepse ju i çoni njerëzit e shitur te Qeveria e Kosovës! Ne duam që në emrin tuaj të vijnë ekspertët që duam ne!, është marrëzia më e madhe dhe që nuk mund të merret me mend. Në fakt, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria kanë në dorë vetëm që të kërkojnë ndihmën e shtetit britanik, e jo t’ia caktojnë atij se cilët ekspertë i sjellë. Kjo marrëzi e radhës, në fakt, po dëshmon se sekta okulte nuk e do të vërtetën, sepse atë e din dhe e kanë thënë edhe ekspertët mjeko-ligjorë të Insitutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë dhënë një Raport të detajizuar të ekspertizës, por duan që sa të jetë e mundur që të bllokojnë këtë të vërtetë. Ekspertiza familjare, apo thënë më mirë, ekspertiza e sektës okulte të Albinit, kështu ia çjerrë maskën kësaj sekte, sepse kështu po dëshmon se ka shumë porblem me ekspertiza që nuk bëhen në zyrat e saj. Prandaj, edhe ajo po nxiton që të nxjerrë “ekspertë” të saj me lloj-lloj teorie dhe marrëzie. Madje i ka ardhë radha edhe Driton Çaushit të japë “ekspertizën” e tij për vdekjen e Astritit. Pra, ajo që po kërkon sekta okulte e Albinit është që shqiptarët të besojnë vetëm ato që thotë ajo,  e jo të tjerët. Dhe kur ta nxjerrin në televizor Xhelal Sfeçlën që të ta kontestojë “Scotland Yard”-in britanik, tamam të krijohet ajo karikatura më e mbrapshtë për këtë sektë, kurse te opinioni ndërkombëtar, krijohet karikatura më e keqe për Kosovën. Si mund të ketë mirëkuptim një britanik kontestimin e legjitimitetit dhe të kompetencës së ekspertëve të “Scotland Yard”-it nga një Xhelal Sfeçla, kur mjafton të shletojë në google dhe të gjejë gjithë ato marrëzira për të? Si mund ta kuptojnë institucionet e shtetit britanik poshtërimin që u bëhet nga një sektë okulte, e cila është e indoktrinuar dhe e trushpëlarë? Mirëpo, për sektën okulte të Albinit nuk kanë rëndësi këto, pasi që ajo ka hallin e saj, ka hallin se nuk po mundet të shpëtojë dot nga e vërteta se Astriti ka vrarë veten, dhe nga ajo që vjen më pas: cilat janë shkaqet që e shtynë Astritin të bëjë vetëvrasje? Dhe në këtë pjesë do të dalin gjëra shumë të rënda për këtë sektë e që nuk kanë të bëjnë vetëm me vdekjen e Astritit, por që shtrihen edhe më gjerë. Dhe për të penguar të gjitha këto, sekta okulte e Albinit del me ksuhtëzimin anakronik: duam ekspertizë familjare, e jo ekspertizë ndërkombëtare, me shpresën se ky kusht nuk kalon dhe kështu vazhdon mundësia për spekulime. Pavarësisht këtyre, tashmë është e qartë edhe për do farë “ekspertësh” që vdekjen e Astritit e kanë si një çamaçakiz për të mbllaçitur dhe për të thënë gjëra fatntastiko-shkencore dhe për të shitur mend, se sekta okulte e Albinit nuk ka problem me të tjerët, pra nuk ka me profesionalizimin dhe me objektivitetin e Raportit mjeko-ligjor, por ka problem me përpjekjet që të imponohet një variant politik i punuar në zyrat e saj lidhur me këtë vdekje. Me fjalë të tjera, Albini kërkon të caktojë vetë ekspertët që do të legjitimonin variantin politik për vdekjen e Astritit. Kushedi, ndoshta i ndihmon edhe Bojken Abazi, se herën e parë duket se u kish ndihmuar me ekspertin nga Tirana dhe nga Britania e Madhe, i cili, po ashtu, ishte shqiptar. Medemek, mundet që veç i kanë kontaktuar ekspertët që do të mund t’i caktonte Albini…