Aleksandar Vuçiq: Çështja e Kosovës problemi ynë kryesor

Aleksandar Vuçiq: Çështja e Kosovës problemi ynë kryesor

02.02.2018 11:33:05

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “Kronen Cajtung”, deklaroi se nëse serbët e shqiptarët nuk arrijnë të zgjidhin çështjen e Kosovës, për ç’gjë duhet kompromis, ky do të jetë edhe një gabim më tepër historik të dy popujve më të mëdhenj në Ballkan.

Vuçiq në një vizitë të kryer në Austri, ku u takua edhe me kryeministrin austriak, Sebastjan Kurc, përmendi edhe çështjen e Kosovës, njoftojnë mediet serbe.

“Tani jemi në një situatë që duhet zbatuar detyrat tona dhe një nga problemet kryesore, natyrisht, është çështja e Kosovës, prandaj kemi nisur dialogun, për ç’gjë duhet gjetur kompromisin, që shqiptarët e serbët duhet ofrojnë zgjidhje e nëse kjo nuk arrihet, atëherë do të bëjmë gabimin e radhës në histori të të dy popujve më të mëdhenj në Ballkan”.

Ndër të tjera, Vuçiq theskoi se në bisedimet me përfaqësuesit e Kosovës, është arritur që në pesë vitet e fundit të mos ketë asnjë konflikt me motiv etnik.

“Menjëherë pas vrasjes së një serbi në Kosovë, ne kemi kontaktuar menjëherë me organet gjegjëse të Kosovës, që të mos eskalojë situata dhe kam vizituar Kosovën, që serbët të qetësohen”, theksoi veç tjerash, Vuçiq.