Alepo, 27 të vdekur nga bombat; 4 janë fëmijë

16.11.2016 19:27:19

Së paku 27 njerëz, përfshirë 4 fëmijë, janë vrarë në Alepo, pas bombardimeve të fundit të regjimit sirian në lindje të qytetit. Dhe ky është bilanci i fundit që CNN raporton, duke cituar aktivistë dhe personelin mjekësor.

Shënjestër e sulmeve ishin edhe objektet shëndetësore në zonën e prekur dhe duket se numri i të vdekurve mund të rritet. Deri më tani nuk ka një bilanc të saktë të personave të plagosur, por janë me dhjetëra dhe disa prej tyre raportohet që të jenë në gjendje të rëndë.